App Preview
Aplikacioni Riopetshop
Porosi të shpejta | Njoftime ofertash | Ekskluzive vetëm në app
+383 44 46 11 99 00 [email protected] Dërgim falas mbi 2.740 L
Shporta
Lajme

Qentë e dallojnë njeriun e keq: zbuloni reagimin e parë

23.04.2023

Më pas, vullnetarët u ofruan ushqim qenve, ata që silleshin mirë me pronarët e tyre u pritën me pranim dhe mirësi nga kafshët shtëpiake, ndërsa ata që ishin të pakëndshëm u përballën me një qëndrim refuzues ose armiqësor. /Telegrafi/

Besimi i qenit fitohet me dashuri e kujdes: ushqime cilësore dhe shpërblime për mikun tuaj katërputrosh gjeni në petshop.al.

Ata do të mundohen t’ju tërheqin vëmendjen dhe t’ju mbrojnë

Hulumtuesi Akiko Takaoka nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Tokios kreu disa eksperimente të njohura me qen, të cilat sollën të njëjtin përfundim: qentë e vërejnë mashtrimin, e mbajnë mend autorin dhe më pas nuk i besojnë më atij njeriu.

Gjatë njërit prej këtyre eksperimenteve, një vullnetar pjesëmarrës në studim u tregoi një tas me ushqim disa qenve testues, ndërsa një person tjetër “i shërbeu” një tas që ishte bosh, të cilin qentë nuk mund ta shihnin, derisa iu afruan.

E njëjta gjë u përsërit disa herë, dhe rezultati ishte jashtëzakonisht interesant – qentë kujtuan se kush i kishte mashtruar, duke treguar zemërim ose indiferencë ndaj tij, ndërsa ata shfaqën besnikëri ndaj atyre që nuk i kishin mashtruar, transmeton Telegrafi.

Një studim i kryer nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Kyotos ka treguar se qentë gjithashtu mund të kuptojnë kur dikush është i pakëndshëm për familjen e tyre dhe veprojnë në përputhje me rrethanat.

Qentë morën pjesë në këtë eksperiment të shoqëruar nga pronarët e tyre dhe disa vullnetarë të cilët nuk i njihnin. Disa prej vullnetarëve më pas iu kërkua të silleshin mirë ndaj pronarit të qenit në prani të tij, ndërsa të tjerëve u supozua të silleshin në mënyrë të pakëndshme dhe t’i bërtisnin pronarit me gjeste agresive.

Shpërndaje: