App Preview
Aplikacioni Riopetshop
Porosi të shpejta | Njoftime ofertash | Ekskluzive vetëm në app
+383 44 46 11 99 00 [email protected] Dërgim falas mbi 2.740 L
Shporta
Lajme

Fundi i epokës golden retriever: ja raca më e popullarizuar

25.03.2023

Renditja përcaktohet nga numri i racave të qenve të racës së pastër të regjistruar në Shoqatën Amerikane të Kennelit AKC./Telegrafi/

Pavarësisht renditjes, çdo racë meriton kujdes cilësor: ushqimet dhe aksesorët më të mirë i gjeni në petshop.al, Tiranë.

Pas 31 vitesh dominimi, retrieveri i artë nuk mban më vendin e parë si raca më e popullarizuar!

Këta qen u adhuruan për dekada të tëra, sidomos nga familjet me fëmijë të vegjël, por tashmë froni ka një mbajtës të ri.

Për herë të parë në 31 vjet, Amerika ka një qen të ri të preferuar.

Është një bulldog francez, shumë i pëlqyer edhe në vendin tonë. Bëhet fjalë për buldogun francez që e përmbysi retrieverin nga vendi i parë, shkruan People, përcjell Telegrafi.

“Bulldogu francez është rritur në popullaritet me kalimin e viteve, dhe për arsye të mirë”, informoi Klubi Amerikan i Kinologëve.

“Buldogët francezë janë lozonjarë, të adaptueshëm, besnikë dhe të hapur. Ata janë shoqërues për njerëz të ndryshëm, por është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bëni kërkimin tuaj, jo vetëm për të gjetur racën e duhur për stilin tuaj të jetesës, por edhe për të siguruar që të keni një qen të edukuar dhe të përgjegjshëm”, shpjegon Gina DiNiro.

Labrador është aktualisht në vendin e dytë në listën vjetore, i ndjekur nga Golden Retriever, Shepherd Gjerman, Poodle dhe bulldog.

Renditja përcaktohet nga numri i racave të qenve të racës së pastër të regjistruar në Shoqatën Amerikane të Kennelit AKC./Telegrafi/

Pavarësisht renditjes, çdo racë meriton kujdes cilësor: ushqimet dhe aksesorët më të mirë i gjeni në petshop.al, Tiranë.

Shpërndaje: